TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Prill 2023, 15:49

Mançester Junajtid dominon Evertonin, ‘Djajtë e Kuq’ blindojnë zonën Champions

Shkruar nga Pamfleti

Mançester Junajtid dominon Evertonin, ‘Djajtë e Kuq’

Mançester Junajtid siguroi një fitore të pastër 2-0 përballë Evertonit, një trepikësh që përforcon pozitat e tyre për një vend në Champions League.

Pas disfatës së rëndë kundër Njukestëllit, kjo ishte fitorja e dytë radhazi në Premier Ligë për “Djajtë e Kuq”.

Në “Old Trafford”, në minutën e 36, ishte MekTomeni që kaloi ekipin e Ten Hag në avantazh.

Në minutën e 60, Ten Hag hodhi në fushë Martial, me sulmuesin francez që i mjaftuan pak minuta për të shënuar golin e dytë për Junajtid, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund.

Për momentin, Mançester Junajtid ndodhet në vendin e tretë në kuotën e 56 pikëve.

mançester junajtid everton premier liga

Lini një Përgjigje