Sport25 Maj 2024, 22:31

Mbape përgatit terrenin që gjithçka të jetë perfekte, shpenzon 15 mln euro për rezidencën në Madrid

Shkruar nga Pamfleti

Mbape përgatit terrenin që gjithçka të jetë perfekte,

Që Kilian Mbape do ta vijojë karrierën të klubi më i madh në botë, Real Madrid, nuk ka më dyshime. Sulmuesi francez, para se të zbarkojë në kryeqytetin spanjoll, po përgatit terrenin që gjithçka të jetë perfekte.

Ndër hapat e parë ishte kërkimi i shtëpisë, që do të presë atë dhe familjen e tij. Sipas medias spanjolle, Mbape ka blerë një vilë me vlerë nga 10 deri në 15 milionë euro.

Rezidenca e re e jashtëzakonshme e sulmuesit të kombëtares franceze ndodhet në një nga zonat më ekskluzive të Madridit. Në fakt, kjo shumë për të është si “kruajtëse dhëmbësh”, pasi nuk e ka aspak problem me pagën e lartë që do të përfitojë, plus të ardhurat në sponsorët në Madrid.

Mbape përgatit terrenin që gjithçka të jetë perfekte,

Kilian tashmë ka bërë një lëvizje duke përfituar nga miqësia e tij me një legjendë të Realit, Serxhio Ramos, me të cilin ndau një pjesë të përvojës te PSG. Mbrojtësi aktual i Sevijas i rekomandoi zonën La Moraleja, një kompleks banimi i nivelit të lartë, që ndodhet në komunën e Alkobendas, në pjesën veriore të zonës metropolitane të Madridit.

Është një nga zonat me të ardhurat më të larta për frymë në të gjithë Spanjën, ku në të kaluarën kanë jetuar edhe Kristiano Ronaldo, Karim Benzema, Toni Kros, Ángel Di María, Zinedin Zidan, Garet Bejl dhe Devid Bekam.

Mes fqinjëve të Mbape mund të jetë Ramos, i cili ka ende një shtëpi në këtë zonë, dhe ylli i Hollivudit, Richard Gere. Prona e re e Mbapesë është ndërtuar në vitin 1996, por është rinovuar plotësisht. Ajo është 3507 metra katrorë ndërtim brenda 10 mijë metra katrorë tokë.

Ka dy pishina, një kinema, një fushë tenisi… Nuk është një fillim i keq te Reali për Mbape, i cili tani pret të nisë aventurën e tij me fanelën e klubit mbretëror. Prezantimi në “Bernabeu” me siguri do të ketë audiencë rekord.

kilian mbape sulmuesi francez