TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Shtator 2025, 16:33

“Më 2016 ishim ekip me zemër, nuk duhet të ketë fjalë”, ish-mesfushori i kombëtares: Xhaxhai im u vra në luftë

Shkruar nga Pamfleti

“Më 2016 ishim ekip me zemër, nuk duhet të ketë

Në vitin 2016, Shqipëria shkonte për herë të parë në Europian, duke realizuar ëndrrën e shumë tifozëve, por krijimi i asaj Shqipërie që shkroi historinë, kishte nisur kohë më parë.

Federata po afronte lojtarë të cilët luanin në Europë dhe megjithëse bëhej fjalë për një Shqipëri modeste, ndër të parët që pranuan menjëherë të luanin për kuqezinjtë, ishte mesfushori Migjen Basha.

Pranimi i Bashës për të luajtur për Shqipërinë, ishte një vendim që ndryshoi edhe historinë e Kombëtares, sepse pas tij ishin edhe shumë të tjerë që vendosën të luanin. E pikërisht Migjen Basha, ka folur për “Panorama Sport”, ku është ndalur te Kombëtarja, shanset e Botërorit apo edhe ndeshja me Serbinë.

Shumë kohë larg Kombëtares. Me çfarë po merret Migjeni tani?

Kam filluar vitin e katërt që punoj te klubi “LausaneSport”, që 2 vite kam një pozitë dopio, asistent me skuadrën e parë dhe po ashtu me U-21 që është skuadra e dytë. Është shumë interesante sepse mëson në të dyja anët si punojnë stafet.

Jeni nga ata futbollistë që patët shansin të luanit ne Europian. Çfarë sheh ndryshe ekipit te “EURO 2016” dhe “EURO 2024”?

Nuk më pëlqen ta krahasoj ekipin e 2016 sepse besoj që ekipi sot ka më shumë kualitet sepse atëherë, skuadrën e 2016 mund ta kujtoj që kishim shumë zemër. Dy shembuj shumë të mirë kanë qenë Andi Lila dhe Amir Abrashi, për mënyrën si luftonin. Besoj që kemi pas edhe personalitete të mëdha si Lorik Cana, Mërgim Mavraj, Etrit Berisha, Ansi Agolli e të tjerë. Kjo ka bërë që të kemi rezultate të mira dhe të kualifikohemi në Europian.

Jeni ndër të parët futbollistë që i thatë jo Zvicrës për Shqipërinë. Çfarë ju shtynte ta bënit diçka të tillë?

Jam në një gjeneratë që jam rritur me flamurin kuq e zi dhe kur isha i vogël, gjithmonë e kemi parë kombëtaren. I ndjeri xhaxhai im, që është vrarë në luftën e Kosovës, ishte drejtor i shkollës aty në fshat dhe për çdo festë, e ngrinte flamurin kuq e zi te shkolla dhe po ashtu në shtëpi, por menjëherë vinte policia serbe dhe e merrte në stacion të policisë, ku e rrihnin! Familjarët janë ata që na kanë bërë të jemi shumë të afërt me ngjyrat kuq e zi.

Çfarë do të thotë të luash për Shqipërinë?

Ishte krenari e madhe. Kur vishja fanelën kuq e zi, ishte një emocion i veçantë sepse e dija që po luftoja për një popull që ka pasur shumë vështirësi.

 

 

migjen basha ish-mbrojtësi i kombëtares

Lini një Përgjigje