TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Shtator 2025, 15:25

Kombëtarja rikthehet në “Air Albania” pas ndeshjes me Serbinë, FSHF nxjerr në shitje biletat për miqësoren me Jordaninë

Shkruar nga Pamfleti

Kombëtarja rikthehet në “Air Albania” pas ndeshjes me

Më 14 tetor, Kombëtarja do të luajë ndeshjen miqësore kundër Jordanisë, një sfidë që është planifikuar të nisë në orën 19:00 dhe do të luhet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’.

Federata e Futbollit njofton të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se duke nisur nga sot do të kenë mundësi që të blejnë biletat e tyre për këtë miqësore në linkun: BILETAT SHQIPËRI – JORDANI.

FSHF nënvizon se biletat do të shiten vetëm ONLINE duke klikuar në këtë link: BILETAT SHQIPËRI – JORDANI.  Çdo faqe tjetër është e paautorizuar për të shitur bileta.

Procedura se si blihet bileta online:

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë duke përdorur një adresë e-mail.

Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen.

Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotësoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail)

Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj. Pasi të konfirmohet pagesa, bileta do të mbërrijë në adresën e-mail me të cilën jeni regjistruar në platformë.

shqipëri ndeshja miqësore biletat fshf

Lini një Përgjigje