Sport17 Mars 2023, 20:36

“Krenar për veten dhe familjen time”, emocionon lojtari i ri i kombëtares pas ftesës së marrë nga Silvinjo (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

“Krenar për veten dhe familjen time”, emocionon lojtari i ri i

Vetëm pak orë më parë u bë publike lista e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri i kuqezinjve, Silvinjo për ndeshjen ndaj Polonisë. Risi në këtë listë të thirrur nga braziliani është edhe Anis Mehmeti, i cili merr për herë të parë ftesën nga kombëtarja A.

Lojtari i Bristol Sitit, i cili po shkëlqen këtë sezon në Angli ka reaguar menjëherë në rrjetet sociale për ftesën e marrë. Në “Insta-Strory”,  22-vjeçari shkruan: “Krenar për veten dhe familjen time”.

“Krenar për veten dhe familjen time”, emocionon lojtari i ri i

anis mehmeti sulmuesi shqiptar