TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Qershor 2026, 20:00

Meksika sfidon Afrikën e Jugut, publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes hapëse të Botërorit 2026

Shkruar nga Pamfleti
Meksika sfidon Afrikën e Jugut, publikohen formacionet zyrtare të
Meksikë-Afrika e Jugut, formacionet zyrtare

Ka marrë fund pritja për tifozët e futbollit në mbarë botën, pasi Kupa e Botës 2026 ka nisur zyrtarisht.

Ndeshja hapëse e turneut zhvillohet mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut. Meksika, një nga tre vendet organizatore të këtij edicioni dhe vendi i parë në histori që pret Botërorin për herë të tretë, synon ta nisë aventurën me një fitore para publikut vendas.

Nga ana tjetër, Afrika e Jugut, e njohur edhe si “Bafana Bafana”, kërkon të bëjë surprizën që në startin e  kompeticionit dhe të marrë një rezultat pozitiv ndaj vendasve.

Takimi do të luhet në “Mexico City”, ndërsa drejtësinë në fushë do ta ndajë arbitri brazilian Uilton Sampaio.

Botërori 2026 konsiderohet një edicion historik, pasi organizohet nga tre vende pritëse dhe pritet të sjellë një spektakël të madh futbolli përgjatë javëve në vijim.

Meksika sfidon Afrikën e Jugut, publikohen formacionet zyrtare të

meksika afrika e jugut kupa e botës

Lini një Përgjigje