
E pabesueshme ajo që ka ndodhur sot në Kazakistan për ndeshjen e dytë të kualifikueseve të grupit H ku Danimarka ndeshej me të zotët e shtëpisë dhe ishte duke fituar me rezultatin 0-2 deri në minutën e 73 kur ndodhi befasia e madhe…
Danimarka, vinte nga një fitore e thellë në sfidën e parë të grupit ndaj Finlandës me rezultatin 3-1, me tri golat e talentit Hojlund, i cili kishte shënuar dy herë në 45 minutat e para sërish me sulmuesin e Atalantës dhe po i drejtohej një 3 pikëshi të qetë por ndodhi çudia e madhe.
Në fillim një penallti për Kazakistanin dhe Baktijor Zainutdinov që ngushtoi shifrat. Në minutën e 86 erdhi edhe goli i bukur i Askhat Tagibergen, por vetëm 3 minuta më pas Abat Aimbetov realizoi golin e përmbysjes së madhe 3-2, duke marrë edhe të verdhën e dytë.
Një fitore që futi në dramë totale Danimarkën që gëzonte 3 pikët deri 18 minuta nga fundi, por tashmë sheh Kazakistanin gjithashtu me 3 pikë në grup. Ekipet e tjera pjesë të grupit H janë Sllovenia, San Marino, Irlanda e Veriut dhe Finlanda, që do të luajnë sonte.