TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Mars 2023, 15:58

Në Varshavë për të thyer tabunë, vetëm një fitore ndaj Polonisë në 13 ndeshje të luajtura

Shkruar nga Pamfleti

Në Varshavë për të thyer tabunë, vetëm një

Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e parë të kualifikueseve të “EURO 2024” përballë Polonisë në Varshavë, të hënën e 27 marsit.

Edhe pse kuqezinjtë nisen si jofavoritë në këtë takim, ata do të bëjnë çmos për të mos dalë pa pikë nga kjo përballje.

Në historinë e përballjeve mes këtyre dy skuadrave, polakët kanë fituar plot 9 herë, ndërsa Shqipëria vetëm një herë, ndërsa 3 sfida janë mbyllur në barazim.

E vetmja herë që Kombëtarja shqiptare ka arritur të marrë një pikë në Poloni ka qenë në vitin 1984 për kualifikueset e Botërorit, me rezultatin 2-2, me Bedri Omurin dhe Agustin Kolën që shënuan për kuqezinjtë.

Në Varshavë për të thyer tabunë, vetëm një

kombëtarja shqiptare ndeshja me poloninë kualifikueset e "euro 2024"

Lini një Përgjigje