
Spanja ka bërë detyrën ndaj Norvegjisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e “EURO 2024”. Një nisje e mbarë për trajnerin e spanjollëve, De La Fuente, i cili në debutimin e tij sheh skuadrën të fitojë 3-0.
Pjesa e parë u vendos nga një gol i Dani Olmo. Iberikët vuajtën shumë në pjesën e dytë, por gjithsesi ia dolën të siguronin 3 pikët në fund falë dopietës së Hozelu.
Supriza e mbrëmjes ishte padyshim, barazimi në frymën e fundit, i Uellsit ndaj Kroacisë. Ballkanasit po udhëhiqnin me rezultatin 1-0 deri në minutën e 90+3, kur Broadhead, vendosi baraspeshën. Golin e avantazhit për kroatët e realizoi Kramariç. Ndërkohë në duelin tjetër, Rumania mposhti me rezultatin 0-2 Andorrën.