TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Shkurt 2026, 22:23

Mesfushori shqiptar shkëlqen në Zvicër, realizon 2 gola brenda një minute

Shkruar nga Pamfleti

Mesfushori shqiptar shkëlqen në Zvicër, realizon 2 gola brenda

Futbollisti me origjinë shqiptare, Valmir Matoshi, po vazhdon paraqitjet pozitive në Superligën e Zvicrës me fanellën e Tun.

Në përballjen ndaj Lausane-Sport, mesfushori realizoi dy gola brenda një minute, duke qenë protagonist absolut i sfidës. Fillimisht, në minutën e 20-të, Matoshi përfitoi nga një asist i Burkit dhe me një goditje të fuqishme arriti të zhbllokojë rezultatin për skuadrën e tij.

Vetëm pak çaste më vonë, në aksionin pasues, ai u gjend i pambuluar në zonën kundërshtare dhe nuk gaboi përballë portierit, duke dyfishuar shifrat dhe duke i dhënë avantazh të rëndësishëm ekipit të Tun.

Me këto dy gola, Matoshi shkon në kuotën e katër golave në elitën e futbollit zviceran këtë sezon. Përveç golave, ai ka kontribuar edhe me një asist, duke konfirmuar formën e mirë në kampionat.

valmir matoshi mesfushori shqiptar

Lini një Përgjigje