
Në Francë janë të sigurt për të ardhmen e Lionel Mesit. Argjentinasi ndodhet në vitin e fundit të kontratës me PSG-në.
Shumë po flitet për një transferim të tij në Arabinë Saudite. Al Hilal dëshiron ta bëjë lojtarin më të paguar në histori.
Por mbetet e hapur edhe pista Barcelona. Në “Camp Nou” shpresojnë te rikthimi i shtatë herë fituesit të “Topit të Artë”.
“Footmercato” shkruan se Mesi ka vendosur të riveshë fanelën e Barcelonës, skuadrës së tij të zemrës ku kaloi vitet më të bukura.
35-vjeçari ndodhet në kontakte të vazhdueshme me trajnerin Çavi. Ky i fundit e ka shprehur gjithmonë me zë që shpreson ta ketë Mesin pjesë të skuadrës.
Ndërkohë nuk përjashtohet mundësia e transferimit në MLS. Devid Bekam është gati t’i plotësojë çdo dëshirë për ta patur tek Inter Miami.