Sport19 Mars 2023, 16:07

Silvinjo detyrohet të ndryshojë listëm e Kombëtares, Enea Mihaj zëvendëson Ardian Ismajlin e dëmtuar

Shkruar nga Pamfleti

Silvinjo detyrohet të ndryshojë listëm e Kombëtares, Enea

Trajneri Silvinjo është detyruar që të ndryshojë listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen ndaj Polonisë, pasi ka humbur shërbimet e një tjetër elementi të rëndësishëm për kuqezinjtë.

Tekniku i Kombëtares shqiptare kishte grumbulluar për këtë ndeshje Ardian Ismajlin. Mbrojtësi kuqezi u dëmtua gjatë ndeshjes së fundit të Empolit në Serinë A të premten në mbrëmje ndaj Atalantës, ndërkohë që të shtunën i është nënshtruar analizave që kanë konfirmuar dëmtimin dhe është dalë në konkluzionin se ai nuk mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e me Poloninë.

Në këto kushte, trajneri Silvinjo ka vendosur të ndryshojë listën dhe të thërrasë mbrojtësin Enea Mihaj për të zëvendësuar Ismajlin e dëmtuar. Mihaj do të jetë në dispozicion të skuadrës duke nisur nga e hëna për t’u stërvitur normalisht me grupin.

Dëmtimet kanë ndryshuar plotësisht planet e trajnerit, pasi Gjimshiti dhe Ismajli, që mendohej se do të ishin titullarët e mbrojtjes në këtë sfidë, kanë përfunduar të dy të dëmtuar dhe do të ndjekin ndeshjen si tifozë.

silvinjo trajneri i kombëtares shqiptare ndeshja me poloninë ardian ismajli enea mihaj