
Çmimi i Madh i Arabisë Saudite ka treguar që në provat zyrtare se mund të ndodhë gjithçka dhe se dominimi i Red Bullit, ndoshta nuk është edhe aq i ndjeshëm sa mendohej. Ndonëse përsëri kjo makinë siguroi pole position me Serxhio Perez, pa Maks Vershtapen të përfundonte kualifikueset në vendin e 15. Një goditje e rëndë për kampionin e botës, që do të ketë një garë në sulm.
Për Serxhio Perez, në pistën e Xhedah ishte pole-position i dytë në karrierën e tij, pas asaj të vitit të kaluar në të njëjtën pistë. Pas tij u rëndit Sharl Lëklerk me Ferrarin, por për shkak të një penaliteti, pasi kishte bërë ndryshme në makinë, do të nisë garën nga vendi i 12.
Kështu, në vijën e parë do të kalojë Fernando Alonso me Aston Maritn, i cili u tregua më i shpejtë se Mercedes i Xhorxh Rasëll dhe Ferrari tjetër i Karlos Sainz, të cilët pozicionohen në vijën e dytë. Luis Hemilton është përsëri larg kreut, teksa do të niset nga vendi i 7 në këtë garë, ndërsa edhe Piastri ka dhënë sinjalet e para me MekLaren, pasi siguroi vendin e 8 në nisje.
SERGIO PEREZ TAKES POLE!!
— Formula 1 (@F1) March 18, 2023
Back-to-back on the streets of Jeddah for @SChecoPerez ????#SaudiArabianGP #F1 pic.twitter.com/GKSruLX81U