
Kristiano Ronaldo si vera. Edhe pse CR7 është 38-vjeç, sulmuesi portugez vijon të dhurojë spektakël.
Tjetër fitore me përmbysje për Al Nassr në kampionatin e Arabisë Saudite, me Kristiano Ronaldon protagonist, teksa ylli portugez po kalon një formë fantastike duke marrë mbi supe ekipin e tij.
Sulmuesi portugez realizoi një supergol në duelin ndaj Abha që përfundoi me rezultatin 2-1. Ai shënoi nga goditja e dënimit në minutën e 78, me një gjuajtje potente që shkoi në cepin e portës.
Ndërkohë golin e fitores e shënoi Taliska në minutën e 86 nga pika e bardhë e penalltisë, i çuditshëm është fakti se 11-metërshi nuk u gjuajt nga Ronaldo, por nga futbollisti brazilian që gjithsesi u tregua i saktë.
Në Saudi Professional League, ish-ylli i Mançester Junajtid, Juventusit dhe Realit të Madridit ka “tundur rrjetën” 9 herë në 8 ndeshje. Al Nassr renditet në vendin e dytë dhe tenton të fitojë kampionatin.