Lara Colturi e mbylli zbritjen e parë në sllallomin gjigand në vendin e katërt në garën e saj në Lojërat Olimpike Dimërore. Ajo ndaloi kronometrin në 1 minutë, 3 sekonda e 97 të qindtat, duke mbetur pas vetëm tre rivaleve.
Kohën më të shpejtë në këtë fazë e regjistroi italiania Federica Brignone, e cila kryeson renditjen e përkohshme. Colturi, 19 vjeç, konkurron mes sportisteve me përvojë më të gjatë në këtë disiplinë.
Në zbritjen e parë, ajo la pas edhe amerikanen Mikaela Shiffrin, e cila u rendit në vendin e shtatë.
Rezultati i zbritjes së dytë do të përcaktojë renditjen përfundimtare dhe shpërndarjen e medaljeve. Pozicioni aktual e mban Colturi në garë për një vend në podium.
Lini një Përgjigje