Tensione të mëdha në korridoret e stadiumit ‘Giuseppe Meazza’ pas ndeshjes Inter 3-2 Juventus. Trajneri i miqve, Luciano Spalletti dhe gjithë drejtuesit bardhezinj kanë debatuar ashpër para hyrjes në tunel me arbitrin Federico La Penna për atë karton të dytë të verdhë ndaj Kalulu që ndryshoi rrjedhën e Derbit të Italisë.
Përballja mes Interit dhe Juventusit në ”San Siro” dje ishte padyshim kryendeshja e javës në Serinë A, për pozitat në klasifikim, por edhe historinë mes dy skuadrave, që jo rastësisht e ka kthyer atë në “Derbin e Italisë”.
Dhe nuk zhgënjeu, duke dhuruar spektakël, ku nuk mungoi asgjë: autogol, i kuq, shtylla dhe 5 gola. Por në fund fitues dolën zikaltrit milanezë, në një takim që pati edhe tensione.
Zikaltrit erdhën në sfidë si kryesues me objektivin për të thelluar avantazhin që kanë krijuar ndaj ndjekësve.
Ndërsa Juventusi synoi që të kthehet sa më parë te fitoret, për të kërkuar pikë që ta mbajnë në katërshen e parë në renditje, e pse jo, edhe për të rihapur luftën për titullin.
Ndeshja nisi me autogol të juventinit Kambiaso që e korrigjoi duke barazuar në minutën e 26-të të pjesës së parë.
Në minutën e 42-të, Juventusi mbeti me 10 lojtarë, pas kartonit të dytë të verdhë të Kalulut, që krijoi shumë polemika si brenda edhe jashtë fushës. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1 me 1.
#Fútbol2Day - ????????
— Luis Omar Tapia (@LuisOmarTapia) February 15, 2026
Luciano Spalletti (DT), Damien Comolli (Directivo), y Giorgio Chiellini (Director de Estrategia Futbolística), confrontando a los árbitros al finalizar el 1T del Inter-Juventus.
pic.twitter.com/xsdQmzfJQU
Lini një Përgjigje