TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Shkurt 2026, 10:44

Derbi Partizani-Tirana, policia publikon planin e masave: Rrugët që do të bllokohen

Shkruar nga Pamfleti
Derbi Partizani-Tirana, policia publikon planin e masave: Rrugët që do
Derbi Partizani-Tirana, policia publikon planin e masave: Rrugët që do të bllokohen

Policia e Tiranës ka hartuar një plan masash për mbarëvajtjen e ndeshjes mes Partizanit dhe KF Tiranës, që zhvillohet sot në orën 16:30 në Arenën Kombëtare.

Autoritetet do të bllokojnë nga ora 14:00 disa segmente rrugore deri në përfundim të aktivitetit. Në listë përfshihen Sheshi “Nënë Tereza”, rrugët “Lekë Dukagjini” dhe “Dervish Hima”, si edhe akset përreth stadiumit.

Policia ka përcaktuar itinerare të veçanta për lëvizjen e tifozëve me qëllim shmangien e përplasjeve. Forcat e rendit do t’i shoqërojnë grupet përgjatë rrugëkalimeve të miratuara dhe nuk do të lejojnë ndryshime të itinerarit.

Në hyrje të stadiumit do të kryhen kontrolle për sende të ndaluara, përfshirë mjete të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalikë dhe lëndë piroteknike. Çdo tifoz duhet të paraqesë dokument identifikimi. Fëmijët nën 16 vjeç do të hyjnë vetëm në prani të prindit ose kujdestarit ligjor.

Policia nuk do të lejojë hyrjen e personave të identifikuar më parë si problematikë në aktivitete sportive dhe u kërkon qytetarëve të shmangin lëvizjen me automjete në zonat e bllokuara gjatë orareve të përcaktuara.

Rrugëkalimet e tifozëve do të jenë si më poshtë:

 – Lëvizja e tifozëve të “Partizanit” do të bëhet si vijon: nisja nga zona e Inxhinierisë, në rrugën “21 Dhjetori”, më pas tek “Libri Universitar”, duke vijuar anash Presidencës, në rrugën “Gjergj Filipi”, tek “Coin”, për t’iu drejtuar tribunës N.

– Lëvizja e tifozëve të “KF Tiranës” do të bëhet si vijon: nisja nga Sheshi “Skënderbej”, tek ish-Hotel “Dajti”, Ura e Dajtit, kthim tek ETC-ja, në rrugën e Elbasanit, rruga “Dervish Hima”, më pas drejt rrugës “Sheh Ahmet Pazari”, “Ambasador 3”, për t’iu drejtuar hyrjeve V–S.

Policia do të garantojë dhe sigurojë lëvizjen e tifozëve përgjatë itinerareve të caktuara dhe nuk do të lejojë grumbullime apo kalime jashtë itinerarit të përcaktuar.

Në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle rigoroze ndaj tifozëve para hyrjes në stadium, për sende të kundërligjshme (sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalikë apo lëndë piroteknike etj.). Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.

Nuk do të lejohet hyrja në stadium e shtetasve pa dokument identifikimi. Gjithashtu, fëmijët nën moshën 16 vjeç, edhe nëse janë të pajisur me biletë, nuk do të lejohen të hyjnë pa praninë e prindit ose kujdestarit ligjor (të shoqëruar me dokument identifikimi).

Nuk do të lejohet hyrja në stadium e tifozëve të identifikuar më parë nga Policia si problematikë në aktivitete të ndryshme sportive.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e tifozerive respektive për zbatimin e masave të mësipërme, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të shmangur lëvizjen me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura, gjatë orareve të përcaktuara.

derbi partizani-tirana policia plan masash

Lini një Përgjigje