TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Prill 2023, 17:41

Murinjo i beson Kumbullës, mbrojtësi kuqezi e nis nga minuta e parë supersfidën me Milanin

Shkruar nga Pamfleti

Murinjo i beson Kumbullës, mbrojtësi kuqezi e nis nga minuta e

Roma pret në shtëpi Milanin në një ndeshje delikate, ku të dyja ekipet do të synojnë zonën e Ligës së Kampioneve. Pas humbjes në javën e fundit ndaj Atalantës, verdhekuqtë duhet të reflektojnë, teksa Milani vjen pas një momenti të mirë mes kampionatit dhe Championsit.

Sa i përket rreshtimeve, Marash Kumbulla e nis nga minuta e parë, ndërkohë që në stol është Dibala. Mbrojtësi kuqezi nuk ka luajtur shumë këtë edicion. Ai ka dhënë kontributin e tij për Romën këtë sezon në 6 ndeshje, pa mundur dot të shënojë apo asistojë. Kujtojmë se lojtari u transferua te ky klub në vitin 2019, periudhë në të cilën erdhi nga Verona.

Nga ana tjetër, Pioli nuk ka preferuar të bëjë surpriza.

Roma (3-4-1-2): Rui Patrisio; Mançini, Kumbulla, Ibanjez; Çelik, Kristante, Matiç, Spinacola; Pelegrini; Abraham, Beloti.

Milan (4-2-3-1): Menjo; Kalabria, Kjaer, Tomori, Teo Hernandez; Tonali, Kruniç; Brahim Diaz, Benaser, Leao; Zhiru.

milan roma seia a marash kumbulla

Lini një Përgjigje