TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Prill 2026, 16:49

Muriqi nominohet për formacionin e vitit në Spanjë, Majorka u bën thirrje tifozëve: Mbështesni sulmuesin shqiptar

Shkruar nga Pamfleti
Muriqi nominohet për formacionin e vitit në Spanjë, Majorka u
vedat muriqi

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, po vazhdon paraqitjet e shkëlqyera në elitën e futbollit spanjoll, duke marrë një tjetër vlerësim për sezonin e tij mbresëlënës. Klubi i tij, Majorka, ka njoftuar se Muriqi është nominuar për t’u përfshirë në formacionin më të mirë të vitit në La Liga.

Në një komunikim zyrtar, “Piratët” u kanë bërë thirrje tifozëve që të mbështesin sulmuesin përmes votimit, në një përpjekje për të rritur shanset e tij përballë konkurrencës së fortë me emra të njohur të kampionatit spanjoll.

Muriqi ka qenë një nga lojtarët kyç të skuadrës gjatë këtij sezoni, duke kontribuar ndjeshëm në rezultatet e ekipit. Ai ka realizuar 21 gola, vetëm tre më pak se golashënuesi aktual i La Ligës, Kilian Mbape.

vedat muriqi sulmuesi shqiptar majorka

Lini një Përgjigje