
Atmosfera festive e finales së Ligës së Kampionëve midis PSG-së dhe Interit, e cila do të zhvillohet sonte në “Allianz Arena” në orën 21:00, është shoqëruar nga tensione të forta dhe incidente të dhunshme në qytet.
Policia gjermane është vënë në gatishmëri të lartë, pasi situata në Mynih është përshkallëzuar në disa zona të qytetit, përpara fillimit të ndeshjes.
Gaz lotsjellës dhe kaos në metro
Një incident serioz ndodhi në linjën U6, në stacionin “Universität”, ku është raportuar përdorimi i gazit lotsjellës në një prej trenave. Për pasojë, u aktivizua frena e emergjencës, duke shkaktuar vonesa të mëdha dhe konfuzion në rrjetin e transportit publik. Roja e metrosë nuk arriti të ndërhynte për shkak të situatës së tensionuar.
Tifozë të lënduar në stacionin Fröttmaning
Tensione u raportuan edhe në stacionin “Fröttmaning”, pranë stadiumit, ku disa tifozë të Interit mbetën të lënduar, madje edhe të mbuluar me gjak, sipas raportimeve. Fatmirësisht, një gardh sigurie mes shinave ndaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës.
Përleshje dhe hedhje gurësh mes tifozëve
Përplasjet vazhduan me hedhje gurësh nga tifozët e Interit në drejtim të atyre të PSG-së në të njëjtin stacion, ndërsa përleshje fizike ndodhën edhe në stacionin qendror të trenit. Policia ndërhyri me shpejtësi për të ndaluar përshkallëzimin e dhunës. Sipas burimeve nga terreni, grupet ultras kanë nisur marshimin drejt stadiumit nën mbikëqyrje të fortë të forcave të rendit.
Finalja, e cila pritet të ndjekë një spektakël futbolli në fushë, ka përballë dy nga klubet më të mëdha në Europë, por tensionet jashtë stadiumit po errësojnë atmosferën sportive.

Les ultras de l'inter attaquent les supporters parisiens dans le métro !!
— Paris By Match (@ParisByMatch) May 31, 2025
Attention à vous les gars, ils font tout pour casser l'ambiance bon enfant ????????♂️
Ils ne représentent pas les supporters interistes qui sont plutôt cools aux abords du stade !!! #UCLfinal #PSGINT pic.twitter.com/GChiWU4mgv
Lini një Përgjigje