
Në Gjermani ka një valë sulmi mbi Napolin pas vendimit të Ministrisë së Brendshme për të ndaluar udhëtimin drejt Italisë tifozëve të Eintrahtit të Frankfurtit për ndeshjen e kthimit të 1/16 në Champions League, e planifikuar për t’u zhvilluar më 15 mars në stadiumin ‘Maradona’.
Kjo dispozitë lidhet me precedentët e përplasjeve të tifozëve të Frankfurtit në ndeshjen e parë, ku Napoli fitoi 0-2. “Ndërhyrje serioze nga shteti italian”, është akuza që vjen nga administratori i klubit gjerman Aksel Helman.
“Napoli duhet të përjashtohet nga Liga e Kampionëve – tha këshilltari i qytetit të Frankfurtit, Masimilian Klokner, duke i bërë gjërat edhe më keq, pasi deklaroi: Ne nuk marrim pjesë në drekë apo darkë me Napolin.
“Është një ngjarje unike dhe për herë të parë në futbollin evropian të klubeve. Është një ditë e trishtuar për futbollin, është një vendim i pakuptueshëm që rrezikon integritetin e garës,” tha Filip Reshke, anëtar i bordit të klubit të Frankfurtit.
Gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër PSG-së, tifozët e Bajernit u solidarizuan me ata të Frankfurtit, duke shfaqur një pankartë të gjatë kundër ministrit të brendshëm italian Mateo Piantedosi me një fyerje të shkruar në italisht.
Lini një Përgjigje