
Mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani, feston sot 21-vjetorin e lindjes, i pari me fanelën zikaltër.
Interi i ka bërë një urim special Asllanit me anë të një video të publikuar në Instagram edhe në Twitter.
Pamjet e videos përmbajnë momente kyçe të Asllanit me fanelën zikaltër.
Edhe pse nuk është aktivizuar kohët e fundit, drejtuesit e Interit e shohin talentin nga Elbasani si të ardhmen e mesfushës së tyre, ku pritet që sezonin e ardhshëm të aktivizohet më shumë, pse jo titullar.
Gjithashtu, sot datëlindjen ka edhe klubi i Interit, të cilët festojnë 115-vjetorin e themelimit të tyre.
Tanti auguri di buon compleanno, Kristjan ????????????#Asllani #ForzaInter #OnThisDay
— Inter (@Inter) March 9, 2023
Lini një Përgjigje