Sport15 Qershor 2024, 07:14

Ndeshja e parë në Euro 2024, menaxheri i futbollit: Italia më e dobët, i frikësohen kuqezinjve

Shkruar nga Pamfleti

Ndeshja e parë në Euro 2024, menaxheri i futbollit: Italia më e

Menaxheri i futbollit, Sokol Haxhia, thotë se Italia që do të përballet me Shqipërinë, është më e dobëta e viteve të fundit.

Në emisionin “Kampionët”, Haxhia deklaroi se kuqezinjtë duhet të japin 120% nga vetja për një rezultat pozitiv, ndërsa shtoi se tifozët do të bëjnë të duket sikur ndeshja luhet në Tiranë.

“Siç i njohin lojtarët tanë ata të Italisë, ashtu ndodh edhe në të kundërt. Një nga repartet më të forta, është mbrojtja. Të dy portierët ekseperiencën e kanë në kampionatin Italian. Nëse i shikon vlerat, kombëtarja e Italisë vlen 8 herë më shumë se Shqipëria. Mendoj se kjo është Italia më e dobët e viteve të fundit. Italia është njohur gjithmonë për sulmuesit që kanë pasur. Këtë vit vuajnë në këtë repart.

Spalletti, mënyra si i vendos skuadrat në fushë, është një nga më të mirët në botë. Edhe ai e ka Europianin për herë të parë. Kur një skuadër është më e dobët në letër, duhet të japë 120% dhe të tjerët të japin 80%. Mesa kemi lexuar për tifozët, do të jetë sikur luajmë në Tiranë. Italianët i frikësohen kësaj.”, deklaroi Haxhia.

euro2024 shqipëri-itali