TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Prill 2023, 19:02

Vetëm 10 minuta në fushë, Marash Kumbulla largohet i dëmtuar në ndeshjen vendimtare të Romës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Vetëm 10 minuta në fushë, Marash Kumbulla largohet i dëmtuar

Ndeshja mes Romës dhe Milanit zgjati vetëm 10 minuta për Marash Kumbullën. Mbrojtësi shqiptar la fushën i dëmtuar, pas një dueli me Olivier Zhiru.

Nuk dihet shkalla e dëmtimit të lojtarit, por priten të reja në ditët në vijim. Ky nuk është aspak një lajm i mirë për trajnerin e ekipit nga kryeqyteti italian, Zhoze Murinjo, i cili sikur të mos mjaftonin problemet e skuadrës dhe mungesat e shumta, duhet të përballet edhe me dëmtimin e lojtarit kuqezi.


Ky sezon nuk ka qenë shumë pozitiv për Kumbullën. Te Roma shpresojnë që ai të mos ketë asgjë serioze, pasi Seria A është në një moment vendimtar.

marash kumbulla mbrojtësi shqiptar roma

Lini një Përgjigje