
Largimi i trajnerit Tite nga pankina e Kombëtares braziliane ka lënë një boshllëk të madh në aspektin drejtues dhe tashmë Federata e “Seleçaos” është në kërkim të një tekniku të ri me përvojë.
Pas aludimeve të shumta se tekniku Karlo Ançeloti do të marrë në dorë “frerët” e Kombëtares braziliane, tashmë një tjetër emër i madh në botën e futbollit ka dalë në “skenë”.
Bëhet fjalë për ish-trajnerin e Kombëtares gjermane Hoakim Lëv, me 63-vjeçarin që udhëhoqi Gjermaninë në triumfin e madh të Kupës së Botës në vitin 2014 në Brazil.
Ende nuk është bërë e ditur një ofertë zyrtare për ish-“numrin 1” të “Pancerave”, ndërkaq kujtojmë se Lëv u largua nga Kombëtarja gjermane pas humbjes 2-0 ndaj Anglisë në fazën e 1/16-ve, të “EURO 2020”.