
Tifozët e Ajntrahtit të Frankfurtit kanë shkaktuar trazira në qytetin e Napolit, përpara ndeshjes së dytë të 1/16-ve të Ligës së Kampionëve të klubit gjerman kundër italianëve.
Sky Italia shkruan se 800 policë italianë janë mobilizuar për ruajtjen e rendit, por siç tregojnë edhe pamjet shumë lokale janë shkatërruar dhe një makinë policie është djegur. E gjithë situata po monitorohet edhe nga helikopterët e policisë, ndërsa përplasjet e para nisën që të martën në mbrëmje kur tifozët gjermanë mbërritën në Napoli.
Është pritur për tensione mes tifozëve të dy klubeve, teksa spitaleve të zonës u është dërguar një letër nga autoritetet për përplasje të mundshme që mund të ndodhin mes dy fraksioneve rivale.
Dhomat e urgjencës janë në alarm për shkak të dhunës që mund të ndodhë më vonë, me numrin e policëve të vendosur tani në rritje për mbrojtje.
Mësohet se tifozët e Frankfurtit janë vendosur në zonën ku ndodhet aktualisht policia, pasi kanë shkatërruar xhamat e dyqaneve.
Italianët fillimisht i kishin ndaluar tifozët gjermanë të vinin në ndeshjen në Napoli për shkak të përplasjeve midis dy palëve në ndeshjen e parë.
Por vendimi u anulua më vonë. Ndeshja e parë përfundoi 2-0 për Napolin.
???????????????????????????? ???? ???????????????????????????????????????? ???? ????????????????????????‼️????
— Sportitalia (@tvdellosport) March 15, 2023
Le immagini che arrivano live da piazza del Gesù a Napoli.
Gli ultras tedeschi stanno danneggiato diversi mezzi delle forze dell'ordine. La tensione resta altissima in attesa del calcio d'inizio.#Napoli #Sportitalia pic.twitter.com/3S9v7rosbC