TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Maj 2025, 19:31

Nën akuzë për përdhunimin e një burri, ish-arbitri i Premier Ligës dënohet me 9 vite burg

Shkruar nga Pamfleti

Nën akuzë për përdhunimin e një burri, ish-arbitri i

Një ish-arbitër anësor i Premier Ligës është burgosur me akuzën e përdhunimit të një burri. Stiven Uillson, 55 vjeç, e joshi personin nga një vendtakim taksish për në apartamentin e tij, duke i premtuar se do ta çonte në një festë me “shumë vajza”.

Ai e mbylli brenda dhe e detyroi të kryente një akt seksual përpara se ta përdhunonte në vitin 2009 në Uorçester. Uillson i shpëtoi drejtësisë deri në vitin 2021. Viktima e njohu atë nga një artikull rreth krimeve të tjera seksuale që ai kishte bërë dhe ua tregoi policëve.

Uillson u shpall fajtor për përdhunim dhe sulm seksual në gjykatën e Uorçesterit. Ai u dënua me nëntë vite burg. I njohur më parë si Stefen Dorr, ai u promovua në listën e gjyqtarëve të Premier Ligës në vitin 2005. Në vitin 2009, doli se ai kishte shkarkuar imazhe të pahijshme dhe kishte komunikuar me djem të mitur. Ai u dënua me 15 muaj burg në vitin 2011 për krime seksuale që përfshinin djem adoleshentë.

stiven uillson ish-arbitri i premier ligës

Lini një Përgjigje