Sport 6 Mars 2023, 20:20

Nga trajneri i kombëtares te skautët e Barcelonës, derbi i kryeqytetit tërheq vëmendjen e të gjithëve  

Shkruar nga Pamfleti

Nga trajneri i kombëtares te skautët e Barcelonës, derbi i

Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të shqiptareve por edhe të huajve. Sot në “Air Albania” të shumtë ka qenë numri i atyre që kanë zgjedhur ta shikojnë nga afër sfidën, por ka patur edhe vizitor special.

Sipas informacioneve sonte në stadium ndodhen skaut të Barcelonës, të cilët kanë “zbarkuar” në Air Albania. Synimi është vëzhgimi dhe identifikimi i elementëve të veçantë, me të kuqtë dhe bardhe blutë që lojtarët e mirë dhe talentet i kanë me shumicë. Derbi është një mundësi e mirë për të gjithë futbollistët për të treguar veten.

Gjithashtu prezent në ndeshje është parë edhe trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo. Braziliani po vëzhgon nga afër lojtarët që janë kandidatë për të veshur fanellën kuqezi një ditë.

Nga trajneri i kombëtares te skautët e Barcelonës, derbi i

silvinjo derbi barcelona