
Kur na ndanë më pak se një orë nga derbi i kryeqytetit, janë publikuar formacionet e supersfidës Partizani-Tirana e cila luhet në Air Albani në orën 19:00.
Si Partizani dhe Tirana kërkojnë titullin teksa bardheblutë janë vetëm 3 pikë para të kuqve, ndaj supersfida e sotme mund të vendosë shumë për titullin.
Të dyja skuadrat janë shprehur optimiste dhe shpresojnë në një rezultat pozitiv nga kjo ndeshje, por gjithçka mbetet për tu parë në fund të 90 minutave.
Formacionet zyrtare
Partizani: Rexhepi, Atanaskoski, Sota, Telushi, Hadroj, Matondo, Rrapaj, Gueje, Murataj, Da Silva, Mba
Trajner: Xh. Kolela
Tirana: Bekaj, Najdovski, Behiratçe, Lulaj, Përgjoni, Aleksi, Deliu, Haxhiu, Lushkja, Hasani, Patrik.
Trajner: O. Shehi.
Lini një Përgjigje