Sport17 Mars 2023, 16:45

Nis “epoka” Silvinjo, publikohet lista e kombëtares për ndeshjen e parë të “EURO 2024”, kuqezinjtë me risi për Poloninë

Shkruar nga Pamfleti

Nis “epoka” Silvinjo, publikohet lista e kombëtares për

Trajneri Silvinjo ka publikuar listën e tij të parë me lojtarët që do të grumbullojë për ndeshjen e parë kualifikuese ndaj Polonisë.

Në listë ka emrat e zakonshëm, por edhe surpriza. Nëse emri i Andi Hadrojt pritej, pasi SIlvinjo e monitoron prej kohësh në kampionatin shqiptar, një risi është afrimi për herë të parë i Jasir Asanit, si dhe i Anis Mehmetit.
 
Ish-sulmuesi i Partizanit po bën mjaft mirë në Korenë e Jugut ku është transferuar së fundmi, ndërsa mesfushori ka shkëlqyer në Angli dhe është bërë një emër i njohur fillimisht me Uajkomb e më pas me Bristol ku u transferua pak javë më parë.
 
Ndërkohë, emra që kthehen në radhët e kombëtares shqiptare janë Jon Mersinaj dhe Lindon Selahi, të cilët po bëjnë shumë mirë në kampionatin kroat me klubet përkatëse.
 
 
Kombëtarja do të nisë përgatitjet ditën e hënë për duelin me kombëtaren e Fernando Santosit.
 
Rikujtojmë që ndeshja do të zhvillohet më 27 mars në orën 20:45.

silvinjo trajneri i kombëtares shqiptare lista e lojtarëve të grumbulluar