Sport17 Mars 2023, 13:26

Shorti i Ligës së Europës/ Përsëritet finalja e Tiranës, Juventusi “peshkon Sportingun e Lisbonës, sërish duel anglo-spanjoll

Shkruar nga Pamfleti

Shorti i Ligës së Europës/ Përsëritet finalja e

Në Nion të Zvicrës, pas hedhjes së shortit të Champions League u hodh shorti për Ligën e Europës, ku skuadrat e kualifikuara në çerekfinale  mësuan edhe kundërshtarët e tyre në këtë fazë. Goglat evituan përballjen mes “Zonjës së Vjetër” dhe “Djajve të Kuq” që në këtë raund, duke iu dhënë shpresë të dyja skuadrave që të vijojnë më tej.

Megjithatë, bardhezinjtë e Alegrit “peshkuan” Sportingun e Lisbonës, që eliminoi mbrëmë Arsenalin dhe ka bërë të njëjtën gjë me ta në Champions. Pra, një short “ferri” për torinezët. Përsëritet finalja e Ligës së Konferencës e zhvilluar në “Air Albania” mes Romës dhe Fejnordit. Ndërkohë Mançester Junajtid “peshkoi” Sevijan, Bajer Leverkusen u vendos përballë belgëve të Union Sent Xhillois.

Çiftet çerekfinale të Ligës së Europës:

1-Mançester Junajtdi-Sevija

2-Juventus – Sporting Lisbonë

3-Bajer Leverkusen – Union Sent Xhillois

4-Fejnord – Roma

Çiftet gjysmëfinale të Ligës së Europës:

1-Juventus – Sporting Lisbonë/ Mançester Juanjtid-Sevija

2-Fejnord – Roma/ Bajer Leverkusen – Union Sent Xhillois

Kujtojmë se çerekfinalet do të zhvillohen me 13 dhe 20 prill 2023, ndërsa gjysmëfinalet më 18 maj. Oraret do të jenë të zakonshmet: 18:45 dhe 21:00.

juventus mançester junajtid liga e europës