Sport16 Mars 2023, 23:01

Roma kualifikohet në çerekfinale, autobusi i Murinjos funksionon sërish, dështon Lacio, holandezët i bëjnë sërish dëmin ekipit të Hysajt

Shkruar nga Pamfleti

Roma kualifikohet në çerekfinale, autobusi i Murinjos funksionon

Arsenali dhe Sportingu i Lisbonës do të diskutojnë në shtesa një biletë për në fazën çerekfinale të Ligës së Europës. Sfida e parë në Portugali ishte mbyllur 2-2, ndërsa sot ekipet nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në Londër.

Granit Xhaka dërgoi në festë stadiumin që në minutën e 20. Pas një pritje të portierit kundërshtar, mesfushori shqiptar gjuajti saktë, duke dërguar topin në rrjetë. Një gol që vlejti shumë, për vetë momentin kur erdhi. Portugezët ishin fantazmë në pjesën e parë, pasi nuk regjistruan asnjë goditje në drejtim të “gardianit” Ramsdale.

Të besuarit e Amorim reaguannë minutën e 62. Ishte Pedro Goncalves që vendosi ekuilibrat me një gol nga gjysma e fushës, duke rikthyer në garë ekipin e tij dhe duke dërguar sfidën në shtesa.

Roma kaloi në fazën tjetër të kompeticionit. Ekipi i Murinjos fitoi 2-0 në ndeshjen e parë ndaj Sociedadit, ndërsa sot italianët u mjaftuan me një barazim pa gola. Marash Kumbulla qendroi në stol gjatë gjithë takimit.

Sa i përket Ligës së Konferencës, rrugëtimi i Lacios përfundon këtu, pasi Alkamari triumfoi 2-1. Skuadra e Sarrit dështoi sërish në Holandë duke u mundur me rezultatin 2-1.

liga e europës liga e konferencës lacio roma