TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Tetor 2025, 18:09

Arsenali fiton derbin e Londrës, Xhaka dhe Sandërlendi dorëzohen në “Old Trafford” dhe shpëtojnë Amorim nga shkarkimi

Shkruar nga Pamfleti

Arsenali fiton derbin e Londrës, Xhaka dhe Sandërlendi dorëzohen

Arsenali ka fituar 2-0 ndaj Uest Hemit në derbin londinez të luajtur në “Emirates”, i vlefshëm për javën e  të Premier Ligës. Ishte Deklan Rajs që zhbllokoi shifrat në minutën e 38, pasi tentativa e parë nga Ebereshi Eze u ndal nga portieri i miqve, Areola, por jo e dyta, ku mesfushori i “Topçinjve” dërgoi topin në rrjetë.

Lajmi i keq për Arsenalin ishte dëmtimi i Martin Odegard, i dyti për këtë fillim sezoni. Ende nuk dihet shkalla e dëmtimit të norvegjezit, por shumë i pafat këtë sezon.

Bukajo Saka dyfishoi shifrat në minutën e 67, pasi sulmuesi anglez u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar nga Jurrien Timber, pasi u pengua në zonë.

Sikur të mos mjaftonte dëmtimi i Odegard, në minutën e 79, u dëmtua edhe Deklan Rajs, duke bërë Mikel Artetën me dhimbje koke. Arsenali fiton 2-0 dhe merr kryesimin momentalisht me 16 pikë.

Mançester Junajtid është rikthyer te fitorja, pasi mundi 2-0 Sandërlendin në “Old Trafford”. Një fitore që “shpëton” Ruben Amorim, pasi portugezi rrezikonte shumë shkarkimin në rast dështimi në sfidën e sotme.

Në minutën e 8, Mbeumo futi një top të bukur brenda në zonë, aty Mejzën Maunt tregoi klasin e tij, duke shënuar një gol tejet të bukur.

Në minutën e 30, blerja e bujshme e verës, Benxhamin Seshko, dyfishoi shifrat pas një topi të gjatë të ardhur nga rivënia anësore nga Diogo Dalot.  Në minutat shtesë, arbitri kryesor i takimit dha fillimisht penallti për Sandërlendin, pas ndërhyrjes së ashpër të Sesko brenda zonës.

Ndërhyri VAR-i, arbitri shkoi të shikonte pamjet në ekran, arbitri Stjuart Atuell anuloi vendimin e mëparshëm për penallti dhe vazhdoi lojën normalisht. “Djajtë e Kuq” e mbyllën pjesën e parë në avantazh të dyfishtë 2-0.

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund të takimit. Mançester Junajtid fitoi 2-0 dhe renditet aktualisht në vendin e 8. Sandërlendi i Xhakës renditet në vendin e 6 me 11 pikë, mesfushori shqiptar, i cili mban edhe shiritin e kapitenit ishte më i miri në fushë dhe lojtari më i vlerësuar për ekipin e tij.

arsenal mançester junajtid sandërlend uest hem premier liga

Lini një Përgjigje