TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Prill 2024, 22:55

Nuk ka fitues në klasiken europiane, Bajerni dhe Reali "shtrëngojnë duart" dhe përcaktojnë finalistin në ndeshjen e kthimit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ka fitues në klasiken europiane, Bajerni dhe Reali

Nuk ka fitues në klasiken europiane. Bajerni i Mynihut dhe Reali i Madridit e kanë mbyllur aktin e parë gjysmëfinal në barazim 2-2.

“Los Blancos” zhbllokuan ndeshjen në minutën e 24 me Vinisius Zhunior. Pasim spektakolar i Toni Kros për futbollistin brazilian, i cili nuk gaboi para portës dhe u dha epërsinë spanjollëve.

Me fitoren minimale të Realit të Madridit u mbyll edhe pjesa e parë e takimit.

Me fillimin e pjesës së dytë, më saktësisht në minutën e 53, Bajerni barazoi shifrat. Leroi Sane bëri një lëvizje spektakolare në të majtën dhe pasi hyri në zonë mposhti portierin Lunin me një predhë me të majtën.

4 minuta më vonë, ekipi i drejtuar nga Tomas Tuhel përmbysi rezultatin. Ishte Herri Kejn që i dha avantazhin Bajernit me golin e realizuar nga pika e bardhë e penalltisë.

Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej me fitoren e Bajernit, Reali gjeti golin e barazimit. Në minutën e 82, arbitri akordoi penallti në favor të ekipit të Anççelotit. Vinisius bër gjithçka mirë dhe pasoi për Rodrigon në zonë, Kim rrëzoi brazilianin dhe gjyqtari nuk pati dyshime për të dhënë 11-metërsh.

Në minutën e 83, Vinisius nuk gabon nga pika e bardhë.


Takimi i dytë mes këtyre dy ekipeve do të luhet më 8 maj në “Santiago Bernabeu”, ku do të përcaktohet edhe ekipi finalist.

bajerni i mynihut real madrid champions league

Lini një Përgjigje