TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Maj 2023, 22:57

Nuk ka surpriza në Ligën 1, PSG-ja fiton titullin e 11 në histori me barazim, Mesi parakalon Ronaldon dhe shkruan historinë

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ka surpriza në Ligën 1, PSG-ja fiton titullin e 11 në histori

Nuk ka surpriza në kampionatin francez. PSG-ja fiton titullin e 11 në histori në Ligën 1, duke u bërë skuadra më e sukseshsme. Për skuadrën e Galtier mjaftoi një barazim 1-1 ndaj Strasburgut, për të hapur shampanjën në “Stade de la Meinau” (Strasburg).

Mesi dhe Gamerio  ishin golashënuesit e këtij takimi. Një gol historik për sulmuesin argjentinas, i cili tani është bërë golashënuesi më i mirë në historinë e pesë kampionateve kryesore të Europës me 496 gola, një më shumë se rivali i tij i përjetshëm, Kristiano Ronaldo.

Parisienët marrin kështu titullin e 11 në Ligën 1 në histori, pas atyre të viteve 1985–1986, 1993–1994, 2012–2013, 2013–2014, 2014–2015, 2015–2016, 2017–2018, 2018–2019, 2019–2020 dhe 2021–2022.

Deri një javë nga fundi, PSG-ja ka qenë një makineri e vërtetë, pasi numëron 87 gola të shënuar dhe vetëm 37 të pësuar. Mesi me shokë tani duhet të festojnë, për të mendu

psg strasburg liga 1

Lini një Përgjigje