Julian Kuinones ka hyrë në historinë e Kupës së Botës, pasi realizoi golin e parë të Botërorit 2026 në ndeshjen hapëse mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut.
Sulmuesi meksikan zhbllokoi rezultatin që në minutën e 9-të, duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij dhe duke ndezur atmosferën në sfidën inauguruese të turneut.
Me këtë gol, Kuinones u bë lojtari i parë nga një vend i zonës CONCACAF që shënon golin e parë në një edicion të Kupës së Botës, duke vendosur një rekord historik për rajonin.
Përtej rëndësisë së tij në rezultat, goli përfaqëson edhe një moment simbolik për futbollin e Amerikës së Veriut dhe Karaibeve, duke e vendosur rajonin në qendër të vëmendjes që në startin e kompeticionit më prestigjioz të futbollit botëror.
Lini një Përgjigje