Përfundon pjesa e parë e ndeshjes hapëse të edicionit të 23-të Kupës së Botës. Meksika ka mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Afrikën e Jugut.
Heroi i 45 minutave të para të këtij takimi ishte Kuinones. Sulmuesi shfrytëzoi gabimin fatal në mbrojtjen mike dhe u dha avantazhin vendasve.
Meksika dominoi totalisht pjesën e parë në “Estadio Azteca”. Rasti i parë i rrezikshëm erdhi që në minutën e 5-të me Raul Himenez, por goditja e tij u ndal nga portieri i Afrikës së Jugut, Ronuen Uilliams, i cili bëri një pritje fantastike.
Lini një Përgjigje