Sport 4 Prill 2023, 21:53

“Objektivi im është të kaloj vijën e finishit”, Çarls Lëklerk nuk fsheh zhgënjimin për nisjen më të keqe të sezonit

Shkruar nga Pamfleti

“Objektivi im është të kaloj vijën e finishit”,

Çarls Lëklerk e ka nisur sezonin në mënyrën më të keqe të mundshme. Vetëm gjashtë pikë në klasifikim dhe dy tërheqje nga 3 gara të mbajtura deri më tani janë një sinjal i qartë se ky edicion do të jetë i vështirë për të dhe Ferrarin e tij.

Është padyshim starti më i keq në jetën time. Jam shumë i inatosur, jam me vetëm gjashtë pikë në klasifikim. Tani nuk mendoj shumë për atë që mund të ofroj sezoni në të ardhmen, objektivi im kryesor për garat e radhës është të përfundoj garën dhe të kaloj vijën e finishit pa pasur penalitet apo ndonjë aksident. Më pas ideja është të përfitojmë nga momenti i mirë dhe të shohim para”, u shpreh Lëklerk.

Çarls lëklerk ferrari formula 1