Nëntë ish-lojtarë të skuadrës së CTE Colatina nga shteti brazilian Espírito Santo, janë vënë nën shënjestrën e drejtësisë sportive të këtij shteti, pas dyshimeve se janë përfshirë në skandalin e basteve.
Në lojë janë faktet e ndodhura në takimin e sezonit të kaluar me Rio Brankon, ndeshje e vlefshme për raundin e 6 të “Copa Espírito Santo” 2022, takim i cili përfundoi me rezultatin 4-0, ku në disa situata, u luajt në baste me oferta të konsideruara të dyshimta. Dy nga këto lëvizje, rezultuan në dy gola për Rio Brankon.
Nëse dënohen, lojtarët mund të gjobiten nga 100 deri në 100 mijë euro dhe gjithashtu do të pezullohen nga 6 deri në 12 ndeshje.
Nove ex-jogadores do CTE/Colatina serão julgados por suposto envolvimento em apostas esportivas https://t.co/35KpXECCt6 #futebolcapixaba
— ge.globo Espírito Santo (@globoesporteES) April 4, 2023
???? Eleven Sports/FES pic.twitter.com/z1LdJtjwns
Lini një Përgjigje