TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Prill 2026, 21:55

Odise Roshi në formë të shkëlqyer në Turqi, tjetër asist për të shtyrë ekipin drejt objektivit prestigjioz

Shkruar nga Pamfleti

Odise Roshi në formë të shkëlqyer në Turqi, tjetër

Odise Roshi po kalon një nga momentet më të mira të karrierës së tij në kategorinë e dytë të futbollit turk, ku aktivizohet me skuadrën e Keçiorengyçy. Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare është shndërruar në një nga protagonistët kryesorë të ekipit, duke kontribuar rregullisht me gola dhe asiste.

Në sfidën e fundit në transfertë ndaj Igdirit, Keçiorengyçy siguroi një fitore të rëndësishme me rezultatin 1-0. Roli i Roshit ishte vendimtar në këtë sukses, pasi ai dha asistin për golin e vetëm të takimit.

Aksioni nisi nga krahu i djathtë i sulmit, ku Roshi fitoi topin dhe shërbeu saktë për Karaogul, i cili finalizoi me saktësi duke e dërguar topin në rrjetë.

Kjo fitore e ngjit Keçiorengyçy në zonën “play-off”, duke e afruar me objektivin ambicioz të ngjitjes në elitën e futbollit turk. Kontributi i Roshit ka qenë thelbësor gjatë këtij sezoni, me 7 gola dhe 5 asiste të regjistruara deri tani, shifra mbresëlënëse për një lojtar 34-vjeçar.

odise roshi ish-sulmuesi i kombëtares

Lini një Përgjigje