TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Shkurt 2026, 17:08

Olimpiada Dimërore nis me polemika, Milano përfshihet nga protestat kundër pranisë së ICE-së amerikane dhe mbylljes së shkollave

Shkruar nga Pamfleti

Olimpiada Dimërore nis me polemika, Milano përfshihet nga protestat

Qindra protestues u mblodhën më 6 shkurt në Milano për të kundërshtuar praninë e agjentëve të Imigracionit dhe Doganave të SHBA-së (ICE) dhe masat e sigurisë të marra para ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore Milano–Cortina, që përfshinë mbylljen e shkollave dhe bllokimin e disa zonave të qytetit. Protesta u nxit pas njoftimit të Departamentit Amerikan të Shtetit se agjenci federale, përfshirë ICE, do të ndihmonin në mbrojtjen e qytetarëve amerikanë gjatë eventit.

Protestuesit, kryesisht studentë, u mblodhën pranë Universitetit Politeknik me pankarta kundër ICE-së dhe kritikuan ndikimin e Lojërave Olimpike, duke përmendur koston e lartë të jetesës dhe mungesën e hapësirave sociale. Paralelisht, më 5 shkurt, Greenpeace organizoi një protestë përpara Katedrales së Milanos kundër rolit të kompanisë ‘Eni’ si sponsor i Lojërave.

Aventura e Italisë në turneun e hokejit për femra në Lojërat Olimpike Milano-Cortina 2026 ka nisur në mënyrën më të mirë. Në ndeshjen hapëse në Arenën e Hokejit në Akull në 'Milano Santagiulia', vajzat 'e kaltra' mposhtën Francën me rezultatin e thellë 4-1.

Është fitorja e parë historike për ekipin italian të hokejit të femrave në Lojërat Olimpike. Paraqitja e tyre e vetme e mëparshme, në Torino 2006, ishte e pasuksesshme.

Golat e Italisë erdhën nga Tutino në minutën e 10-të, Roccella në minutën e 35-të, Fantin në minutën e 40-të dhe Della Rovere në minutën e 44-të. Franca kaloi e para në avantazh, por goli i De Serres nuk mjaftoi për të evituar humbjen.

Sot në orën 20:00 zhvillohet ceremonia e hapjes së Olimpiadës në 'San Siro', ndërsa sportet ekipore e kanë nisur garimin më herët. Nesër pritet medalja e parë në garat individuale.

Lini një Përgjigje