
Myrto Uzuni është kthyer në një objektiv kryesor të Trabzonsporit në orët e fundit të merkatos së dimrit në Turqi. Sipas mediave turke, transferimi është një dëshirë direkte e trajnerit Fatih Teke, i cili ka ndihmuar edhe Ernest Muçin të rikthehet në formë të lartë.
Merkato mbyllet sot dhe gjithçka varet nga vendimi i klubit të MLS, Austin, si dhe nga detajet financiare. Uzuni u ble për 12 milionë euro nga Granada dhe ka kontratë deri në vitin 2027.
Një rikthim në Europë do t’i shërbente Uzunit, i cili aktualisht është pa minuta loje. 30-vjeçari luan kryesisht në krahun e majtë të sulmit, por mund të aktivizohet edhe si sulmues qendror. Turqia mbetet një destinacion shumë i preferuar për futbollistët e Kombëtares shqiptare.
Lini një Përgjigje