
Shqipëria parakalon në dy skena në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore “Milano–Cortina 2026”
Pas përfundimit të ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore “Milano–Cortina 2026”, ka nisur parakalimi i sportistëve pjesëmarrës nga 92 shtete. Këtë edicion, parakalimi ka ardhur ndryshe nga herët e mëparshme, duke u zhvilluar njëkohësisht në dy vende të ndryshme.
Një pjesë e sportistëve kanë parakaluar në stadiumin legjendar “San Siro” në Milano, ku u mbajt ceremonia kryesore e hapjes, ndërsa pjesa tjetër në Cortina d’Ampezzo, aty ku po zhvillohen edhe garat olimpike. Ky format i ri krijoi dy skena paralele dhe i dha ceremonisë një dimension të veçantë.
Edhe Shqipëria u përfaqësua me një parakalim të dyfishtë. Në stadiumin “San Siro”, flamurin kuqezi e mbajti skiatori Deni Xhepa, ndërsa në Cortina flamurmbajtëse ishte skiatorja Lara Colturi, e cila konsiderohet edhe si pretendente për medalje në këtë Olimpiadë.
Në Cortina, Colturi u shoqërua nga skiatoret Samire Dauti dhe Lisa Brunga, si edhe nga presidenti i Federatës Shqiptare të Skive, Elvis Toci. Pikërisht këta katër sportistë do të përfaqësojnë Shqipërinë dhe ngjyrat kuqezi në garat e Lojërave Olimpike Dimërore “Milano–Cortina 2026”.
Lini një Përgjigje