TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Shkurt 2026, 20:36

Nisin zyrtarisht Lojërat Olimpike Dimërore, Shqipëria dhe Kosova parakalojnë së bashku në “Milano-Cortina 2026”

Shkruar nga Pamfleti

Nisin zyrtarisht Lojërat Olimpike Dimërore, Shqipëria dhe Kosova

Nisin Lojërat Olimpike “Milano-Cortina 2026”, në stadiumin San Siro zhvillohet ceremonia e hapjes, Shqipëria dhe Kosova bëhen bashkë për ceremoninë hapëse të ‘Milano Cortina 2026’

Edhe pse disa nga eventet sportive kanë dy ditë që kanë filluar, të premten në mbrëmje ka nisur zyrtarisht edicioni i 25-të i Lojërave Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026”, një event që zhvillohet në Itali.

Eventi më i madh sportiv i disiplinave të dëborës, që pritet të jetë mjaft interesant dhe emocionues, me mijëra sportistë që garojnë për medaljen e artë olimpike. Një event ku përfaqësohet edhe Shqipëria me objektivat e saj.

Ceremonia e hapjes po zhvillohet në stadiumin “San Siro” të Milanos, ku janë të pranishëm mbi 70 mijë spektatorë. Pas spektaklit që do të paraqesin organizatorët do të bëhet edhe parakalimi i sportistëve pjesëmarrës.

Dy ekipet Olimpike të Shqipërisë dhe Kosovës kanë parakaluar së bashku në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore në Cortina D'Ampezzo.

Në këtë Olimpiadë, vendi ynë do të përfaqësohet me 4 sportistë: Ata janë: Lara Colturi, Samire Dauti, Lisa Brunga dhe Denis Xhepa, të gjithë në garat e skive alpine. Sportistë që kanë arritur të sigurojnë kualifikimin në Olimpiadë falë pikëzimit dhe paraqitjeve të tyre në garat e fundit.

Garat për sportistët shqiptarë do të zhvillohen mes datave 11 dhe 18 shkurt, në disiplinat e Slalomit dhe Slalomit Gjigand, në Bormio dhe Cortina d’Ampezzo.

Datat e garimit:

Më 11 shkurt: Denni Xhepa do të jetë në garën e Slalomit Gjigand që starton nga ora 11:30 në Bormio.

Më 14 shkurt: Denni Xhepa merr pjesë në disiplinën e Slalom që starton në orën 11:30 në Bormio.

Më 15 shkurt: Lara Colturi dhe Semire Dauti do të marrin pjesë në disiplinën e Slalomit Gjigand në orën 10:00 dhe lëshimi i dytë në 13:30 (nëse kualifikohen) në Cortina D’Ampezzo.

Më 16 shkurt: Denni Xhepa merr pjesë në disiplinën e Slalomit në orën 10:00 në Bormio.

Më 18 shkurt: Lara Colturi, Lisa Brunga dhe Semire Dauti do të marrin pjesë në disiplinën Slalomit në orën 10 dhe 13:30 lëshimi i dytë (nëse kualifikohen) në Cortina D’Ampezzo.

Ndërkohë, Kosova do të jetë përsëri pjesë e Lojërave Olimpike Dimërore, duke u përfaqësuar nga dy skiatorët, Drin Kokaj dhe Kiana Kryeziu.

Kokaj do të regjistrojë debutimin e tij olimpik, ndërsa për Kryeziun kjo do të jetë paraqitja e dytë në Lojërat Olimpike, pasi ajo ka përfaqësuar Kosovën edhe në “Pekin 2022”.

Datat që do të performojnë skiatorët e Kosovës do të jenë 12, 15, 16 dhe 18 shkurt.

Kjo paraqitje do të jetë e treta për Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore, ku të dy sportistët do të garojnë në disiplinën e skive alpine.

lojërat olimpike dimërore shqipëri kosova

Lini një Përgjigje