TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Shkurt 2026, 19:00

“Bën mirë të merret me futbollin”, Këshilli Hebraik kritikon Guardiolën për qendrimet pro Palestinës

Shkruar nga Pamfleti

“Bën mirë të merret me futbollin”, Këshilli

Pep Guardiola është përfshirë ditët e fundit në debat publik pas deklaratave të tij lidhur me konfliktet që po tronditin botën, veçanërisht luftën në Gaza, ku ai shprehu mbështetje për Palestinën dhe dënoi vrasjen e civilëve të pafajshëm.

Qëndrimet e trajnerit të Manchester City-t kanë sjellë reagimin e Këshillit Përfaqësues Hebraik të Mançesterit, i cili e ka kritikuar Guardiolën për përfshirjen në çështje politike dhe humanitare. Në një deklaratë publike, Këshilli theksoi se, megjithëse pikëpamjet e tij mund të jenë me qëllime të mira, Guardiola duhet të përqendrohet te futbolli, duke u bërë thirrje figurave publike të tregojnë kujdes në përdorimin e gjuhës, për shkak të sulmeve dhe kërcënimeve me të cilat, sipas tyre, përballen hebrenjtë në mbarë botën.

Të premten, gjatë konferencës për shtyp përpara ndeshjes së Premier League kundër Liverpool-it, Guardiola u pyet sërish për këtë çështje dhe reagoi ndaj kritikave. Trajneri spanjoll u shpreh se nuk kishte bërë deklarata të jashtëzakonshme, por kishte ndjerë nevojën të shprehte mendimet e tij si qytetar.

Pse të mos them atë që ndiej vetëm sepse jam trajner futbolli? Nuk pajtohem me këtë qasje, por respektoj absolutisht të gjitha mendimet. Ajo që thashë ishte se sot ka shumë konflikte në botë dhe unë i dënoj të gjitha. Çdo një. Kur vriten njerëz të pafajshëm, i dënoj të gjitha,” deklaroi Guardiola.

Me këtë reagim, trajneri i Manchester City-t theksoi se qëndrimi i tij nuk është politik, por humanitar, duke nënvizuar dënimin e çdo forme dhune ndaj civilëve, pavarësisht vendit apo palëve të përfshira në konflikt.

pep guardiola trajneri i mançester sitit

Lini një Përgjigje