Sport 6 Mars 2023, 21:05

Partizani “ndëshkon” sërish Tiranën, Cara dyfishon shifrat për “të kuqtë”

Shkruar nga Pamfleti

Partizani “ndëshkon” sërish Tiranën, Cara dyfishon

Derbi gjatë gjithë kohës është luajtur nën situata tensioni të krijuar nga tifozët, që ndërprenë lojën disa herë me sendet e hedhura në fushë.

Në minutën e 75-të gjyqtari ndaloi përsëri ndeshjen, pasi tymi në stadium bëri të pamundur të vijohet me lojën.

Ndërkohë pas nisjes së lojës, në minutën e 81-të Partizani dënoi sërish Tiranën, duke dyfishuar shifrat me anë të “Carës”. Goli i dytë shuan shpresat e Tiranës për të dalë me një gol nga kjo ndeshje, pasi kanë mbetur më pak se 10 minuta lojë.

partizani gol tirana