TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Prill 2023, 17:14

Thellohet skandali i Barcelonës me gjyqtarët, djali i ish-zv/presidentit të arbitrave pjesë e klubit katalanas

Shkruar nga Pamfleti

Thellohet skandali i Barcelonës me gjyqtarët, djali i

Skandali Negreira vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në mediat spanjolle. Pas zbulimeve për një transferim të dyshimtë parash nga Barcelona te ish-zëvendëspresidenti i arbitrave të Spanjës, “El Confidencial” sot zbulon se djali i tij është anëtar i klubit katalanas.

Në kuadër të hetimeve të vazhdueshme për këtë çështje, djali i Negreiras u zbulua se ka qenë anëtar i Barcelonës që në moshën 15-vjeçare, madje, ai paguan edhe abonimin përkatës, ndërsa është edhe anëtar i shoqatës së veteranëve të klubit, të cilët rregullisht luajnë miqësore me anëtarët e tjerë të ekipit.

Kujtojmë se Barcelona është shprehur se nuk ka asnjë transaksion të dyshimtë dhe se shumat që i ka transferuar janë plotësisht të justifikuara. Por shpjegimet e dhëna nga presidenti Joan Laporta nuk e kanë bindur La Ligën dhe i gjithë rasti ka shkaktuar tension në marrëdhëniet me Realin, i cili po e ndjek çështjen në gjykatë.

barcelona skandali gjyqtarëve

Lini një Përgjigje