TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Nëntor 2025, 19:41

Pekerman zbulon skenarin që ndaloi Mesin të luante për Spanjën: I kishte gati dokumentet

Shkruar nga Pamfleti

Pekerman zbulon skenarin që ndaloi Mesin të luante për

Hoze Pekerman, fituesi i trefishtë i Botërorit U-20 me Argjentinën dhe trajner i kombëtares së madhe bardhekaltër 2004-2006, rrëfeu në “Ole Summit 2025” se si e ndaloi Leo Mesin të përfundonte te Spanja. Më 29 qershor 2004, Pekerman organizoi një miqësore për të siguruar që Mesi të luante me Argjentinën.

Ai tregoi: “Në Spanjë e njihnim Mesin nga një turne U-17, i zhvilluar në Finlandë. Trajnerët spanjollë thanë që, nëse do ta kishin atë djalë, do ta kishin fituar turneun. I thashë Tokalit se ai ishte lojtar i së ardhmes dhe një bekim, se dokumentet për të luajtur në Botërorin U-20 për Spanjën ishin gati, prandaj duhej të nxitojmë”.

Pekerman sqaroi se rregulli i FIFA-s thoshte që një lojtar, i cili luante për një ekip të rinjsh, nuk mund të luante me një tjetër kombëtare. Ai koordinoi miqësoren me Argjentinën kundër Paraguajit, ku Mesi debutoi me Albiçeleste dhe Argjentina fitoi 8-0, duke ia mbyllur rrugën për te Spanja. Pas kësaj, Mesi ka bërë 196 paraqitje dhe ka shënuar 115 gola me Argjentinën, duke fituar edhe Botërorin në vitin 2022.

hoze pekerman lionel mesi sulmuesi argjentinas

Lini një Përgjigje