
Përfundon pjesa e parë e sfidës Itali-Shqipëri. Ndeshja e luajtur në “Signal Iduna Park” të Dortmundit është mbyllur me fitoren e “Axurrëve” me rezultatin 2-1.
Kuqezinjve u mjaftuan vetëm 24 sekonda për të gjetur rrugën e rrjetës kundër kampionëve në fuqi të Europës dhe realizuan golin më të shpejtë.
Një aksion i magjishëm i kuqezinjve u finalizua më së miri nga “fantazisti”, Nedim Bajrami, i cili me një goditje nga një këndi i ngushtë mposhti portierin Donaruma.
Vetëm 11 minuta pas golit të kuqezinjve, “Axurrët" arritën të tundnin rrjetën e Tomas Strakoshës me anë të Bastonit.
Një krosim fantastik në zonë kapet bukur me kokë nga mbrojtësi Alesandro Bastoni, i cili me një goditje fantastike me kokë dërgoi topin në rrjetën e kuqezinjve.
Në minutën e 16, sulmet e vazhdueshme të italianëve sollën golin e dytë për “Axurrët”. Asani largoi topin në mënyrë të gabuar dhe Barela gjuajti në rrjetën e Strakoshës.
Lini një Përgjigje