Sport13 Prill 2024, 20:54

Çuameni “gjunjëzon” Majorkën e Muriqit, Reali edhe më pranë titullit kampion në Spanjë

Shkruar nga Pamfleti

Çuameni “gjunjëzon” Majorkën e Muriqit, Reali edhe

Reali i Madridit vazhdon marshimin drejt titullit kampion, pas suksesit minimal 0-1 në fushën e Majorkës. “Los Blancos” vuajtën shumë në pjesën e parë, madje regjistruan një rekord negativ, duke mos gjuajtur asnjëherë në portën e mbrojtur nga Rajkoviç.

Në fillimin e pjesës së dytë, të besuarit e Ançelotit morën në dorë situatën, duke zhbllokuar ndeshjen me mesfushorin francez, Çuameni.

Falë kësaj fitoreje, madrilenët kryesojnë La Ligën me 78 pikë, 11 pikë më shumë se Barcelona që ende nuk e ka luajtur ndeshjen e kësaj jave. Muriqi me shokë, në krahun tjetër, synojnë mbijetesën, duke u renditur në vendin e 15.

reali i madridit majorka la liga